Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shoqërimi i Ramës për maskën në Gjermani, Spiropali: Nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë

Shoqërimi i Ramës për maskën në Gjermani, Spiropali:

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka komentuar incidentin me kryeministrin Edi Rama, i cili ishte shoqëruar nga policia gjermane në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, pas një konflikti me stafin e një avioni të kompanisë Lufthansa, për shkak të refuzimit të mbajtjes së maskës së përshtatshme kundër COVID-19.

E ftuar në “Zonë e Lirë”, Spiropali tha se kompania ka kërkuar falje dhese bëhet fjalë për një keqkuptim.

E ka sqaruar Endri Fuga, kanë kërkuar ndjesë anëtarët e ekuipazhit. Lajmi është i vjetër, para shumë muajsh. Më duket krejt e parëndësishme tani, përderisa vetë kompania ka kërkuar falje. Këtu mbyllet. Në kohë pandemie edhe pilotët edhe anëtarët e ekuipazhit kanë qenë të stresuar.
Ky nuk është lajm për t’u mërzitur. Mesa kuptoj është një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë”, deklaroi Spiropali.

Të fundit