Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shqipëria dënon sulmin në Kabul, Xhaçka: Të përkushtuar për t’iu garantuar siguri aleatëve afganë

Shqipëria dënon sulmin në Kabul, Xhaçka: Të

Ministrja Olta Xhaçka ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm në aeroportin e Kabulit.

Në një postim në Twitter, Xhaçka shkruan se do Shqipëria do të mbetet e përkushtuar për të siguruar jetën dhe sigurinë e aleatëve afganë.

“Unë dënoj me fjalët më të forta sulmin e tmerrshëm terrorist në aeroportin e Kabulit. Zemrat tona dhe lutjet tona shkojnë për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre. Ne mbetemi të përkushtuar për të garantuar jetën dhe sigurinë e të gjithë aleatëve tanë afganë”, shkruan Xhaçka në Twitter.

Zyrtarët e SHBA-së konfirmuan se ka pasur dy shpërthime të komanduara, njëri në një nga portat hyrëse të aeroportit të Kabulit dhe tjetri në afërsi të hotelit ‘Baron’ ku ishin strehuar gazetarë dhe trupa britanikë.

 

 

Të fundit