Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shqipëria e sulmuar nga hakerat, Peleshi: Jemi atakuar vazhdimisht, kapacitet tona ende modeste

Shqipëria e sulmuar nga hakerat, Peleshi: Jemi atakuar vazhdimisht,

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaron se institucionet shqiptare po përballen vazhdimisht me qindra sulme kibernetike dhe se një pjesë e tyre vjen nga jashtë vendit.

Në intervistën për Euronews Albania, ai i lidh këto sulme me interesa gjeostrategjike.

Jemi të kërcënuar dhe atakuar vazhdimisht. Ndodh vazhdimisht, pothuajse çdo ditë”, tregon ministri.

Por, kush po e sulmon Shqipërinë nëpërmjet kompjuterëve?

Ministri i Mbrojtjes shprehet se “Jemi vend i NATO-s në rajon, kemi rivalë dhe konkurrentë. Ka interesa të caktuar për të destabilizuar rendin tonë kushtetues dhe sistemin tonë të mbrojtjes, apo dhe thjesht për t’i testuar”.

Sulmeve kibernetike nuk i kanë shpëtuar as privatët.

Të rrezikuar, jo vetëm sistemet tona kritike por dhe ato private dhe shtetërore. Sipas informacioneve të Shërbimit të Inteligjencës, shumë kompani private sulmohen vazhdimisht nga hakera të ndryshme brenda dhe jashtë vendit”, thotë  Peleshi.

A ka Shqipëria kapacitete për t’u mbrojtur, apo mbështetemi vetëm te ndihma e aleatëve?

Kapacitet tona jenë ende modeste”, u shpreh ministri.

Të fundit