Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shqipëria investon më pak për shëndetësinë, reagon Manastirliu: 15 milionë euro nga BERZH për përballimin e situatës së COVID

Shqipëria investon më pak për shëndetësinë, reagon
Në foto: Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaratë nga fotorja e Kuvendit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar pas akuzave të kryedemokratit Basha se Shqipëria investon më pak për shëndetësinë, edhe pse ndodhemi në perjudhë pandemie.

Nga foltorja e Kuvendit, Manastirliu është shprehur se Shqipëria ka bërë një marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për 15 milionë euro për përballimin e situatës me COVID.

“Buxheti për vitin 2021 për shëndetësinë rritet me 23 për qind përfshirë këtu edhe të gjitha ato angazhime që Qeveria ka marrë për rritjen me 40 përqind të pagave.  Ndaj vendosja në plan të parë e mbështetjes për ata që janë në frontin e parë të luftës kundër COVID është në krye të prioriteteve të Qeverisë shqiptare.

Kemi rritur edhe mbështetjen direkte për të gjitha ato nevojë që lidhen me parandalimin e infeksioneve. Ky financim që ne sot kalojmë, marrëveshje me BERZH, do të forcojë kapacitetet e sistemit shëndetësor. 15 milionë euro të përdoret për tre komponentë kyç:

Së pari për parandalimin e përhapjes së infeksioneve.

Së dyti përmes rritjes e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID dhe sëmundjet që lidhen me të. Do të kemi rehabilitim dhe fuqizim e pajisjeve për Spitalin Infektiv.

Së treti përfshihen masat për distancimin fizik dhe e gjithë platforma e komunikimit të riskut me qytetarët, konsulta mjekësore në distanca, komunikimi i masave përmes medias.  Kjo marrëveshje do të influencojë në rritjen e kapaciteteve tona në spital”, tha Manastirliu.

Të fundit