Flash News

Ditari i Maxhorancës

'Shqipëria me numrin më të ulët të testeve në rajon', reagon Rama: Nëse ekspertët do na kërkonin trefishim të tamponëve, do i blenim!

'Shqipëria me numrin më të ulët të testeve në
Në foto: Kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit

Kryeministri Rama ka deklaruar edhe njëherë se qeveria ndjek me përpikëri urdhrat dhe këshillat e Komisionit Teknik të Ekspertëve referuar pandemisë.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës se “Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të testeve në rajon”, duke thënë se "nëse do të na kërkonin shtimin e testimeve, do i blenim.”

"Strategjia e testimit lidhet me identifikimin dhe gjurmimin. Nuk testohet për të testuar. Në momentin kur ndjen simptoma të dyshimta por jo shqetësuese në pikën që të shkosh në spital, karantinohu dhe merr mendimin e mjekut të familjes.

Autoritetet në Itali nuk të bëjnë tamponin nëse nuk ke simptoma të caktuara. Asnjë shtet, në këtë valë nuk bën më atë që bënte në periudhën e mëparshme. Tani janë frenuar duke u përpjekur të fokusohen aty ku janë fokusuar më herët. Kjo ka qenë strategjia e komitetit ekspert.

Nëse do të na thonin që të merrni më shumë tampone do u blenim. Në fund të ditës ka vetëm një mënyrë për të gjykuar situatën. Sa viktima dhe raste ke. Nëse nuk je në gjendje alarmi për këto elementë, do të thotë që po bën një punë të mirë. Asnjë qeveritar nuk ka shkuar për kurim në Turqi", tha Rama.

Të fundit