Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shqipëria merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit në OKB, Rama: Ta bëjmë botën më të vogël për shkelësit e ligjit

Shqipëria merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit në OKB,

Shqipëria do të drejtojë për 1 muaj Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Nga selia kryesore në New York, kryeministri Edi Rama mbajti deklaratën tradicionale të Presidencës së Këshillit të Sigurimit.

Në fjalën e tij si kreu i KS, Rama tha se të gjithë së bashku duhet të punojnë për ta bërë botën më të vogël për shkelësit e ligjit, që askush të mos besojë më se mund të kryejë krime dhe mund të mos japë llogari.

Çështja e llogaridhënies mbetet në qendër të kolektives. Objektivat janë të trefishta të rritet roli i bashkësisë kombëtare për të vënë para përgjegjësisë shtetet, të forcohen mekanizmat e llogaridhënies edhe në aspektin rajonal, të përcaktohen shkeljet e të drejtave të njeriut dhe shkeljes ndërkombëtare për të vënë në vend dinjitetin e viktimave dhe të afërmeve të tyre.

Kemi parë për shumë gjatë autorët të lihen të lirë pa asnjë pasojë, nuk duhet të lëmë askënd të besojë se mund të bëjë krime dhe t’ia hedhë paq. Duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për respektimin e ligjit.

Të punojmë së bashku për të drejtën ndërkombëtare. Llogaria efektive do të kontribuoje për paqen. Duhet të bëjmë gjithçka që ta bëjmë botën më të vogël për shkelësit duke përdorur të gjitha mjetet”, tha Rama.

 

Të fundit