Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shqipëria merr për herë të parë presidencën e sesionit të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën

Shqipëria merr për herë të parë presidencën e

Shqipëria ka marrë për herë të parë presidencën e sesionit të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën. Sesioni i 71, i cili po zhvillon punimet në Kopenhagen të Danimarkës, do të drejtohet nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Në këto punime po marrin pjesë 53 ministra të Shëndetësisë, drejtori i OBSH dr. Tedros Adhanom, drejtori i OBSH për Europën dr. Hans Kluge dhe ekspertë të njohur botëror, si Fauci.

Kështu bën me dije zyra e shtypit e ministrisë, ndërsa shton se në këtë takim  po diskutohet për mësimet e nxjerra nga pandemia dhe për të ridimensionuar qasjen ndaj shërbimeve shëndetësore.

Pas zgjedhjes në këtë sesion të komitetit të OBSH për Europën, Manastirliu tha: E nderuar dhe e privilegjuar për mundësinë që Komiteti Rajonal i OBSH-së për Europën i dha Shqipërisë, për të drejtuar Sesionin e 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, që po zhvillohet në Kopenhagen.

Të fundit