Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shtohen ‘telashet’ për Alqi Bllakon, nën hetim edhe për inceneratorin e Elbasanit

Shtohen ‘telashet’ për Alqi Bllakon, nën hetim edhe

Përveç atij të Fierit, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako do të hetohet edhe për inceneratorin e Elbasanit.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzë për Bllakon si dhe për Mirel Mërtirin.

“Nga tërësia e akteve të këtij procedimi penal provohet fakti dhe krijohet bindja se Alqi Bllako në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në Bashkëpunim me shtetasit Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Bardhul Çabiri e Serafin Papa në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të dhënies së koncesionit si dhe në bashkëpunim me Lefter Kokën në cilësinë e ministrit të Mjedisit, kanë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës”, thuhet në dokumentin e Prokurorisë së Posaçme.

Bllako ndodhet aktualisht në qeli në lidhje me hetimet për inceneratorin e Fierit. Ai dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, edhe ky i fundit gjithashtu në qeli.

Të fundit