Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shtyhet afati i kolaudimit, Balluku: Datën e publikojmë më 1 Janar

Shtyhet afati i kolaudimit, Balluku: Datën e publikojmë më 1

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë konferencës me gazetarët njoftoi se afati i kolaudimit të automjeteve do të shtyhet. Ajo tha se nuk ka ende një datë të përcaktuar ndërsa shtoi se nga data 1 Janar do të publikohen të dhënat e sakta.

“Koncesioni i procesit të kolaudimit përfundon më 31 Janar. Do ketë një shtyrje afati të cilin do ta bëjmë publik shumë shpejt. Në datë 1 Janar do përcaktojmë për sa kohë do të shtyhet ky afat”, tha Balluku.

Gjithashtu, Balluku foli edhe për ndërtimin e aeroporteve, ku ndaloi tek ai i Tiranës dhe dhe theksoi problematikat që ka hasur me këtë të fundit.

Ministrja u shpreh se i ka kërkuar koncesionarit të plotësojë disa kushte, dhe sipas saj me shvillimet e fundit, konkretisht shitja tek biznesmeni Shefqet Kastrati, deklaroi se shpreson që një erë e re do të vijë edhe atje.

Ndër të tjera, Balluku foli edhe për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe Sarandës, ku tha se njëri do të jetë më i madhi në vend, ndërsa tjetri do të mbështesë turizmin.

"Pse kaq shumë aeroporte? Nuk i kemi nxjerrë nga mendja jonë dhe janë aeroporte me tipologji të ndryshme që i duhen vendit tonë. Aeroporti i Kukësit ka të bëjë me të gjithë rajonin dhe destinacionet e tij do mbulojnë kërkesën e atij tregu. Aeroporti  Tiranës është i vetëm ndërkombëtar që kemi. Me problematika shumë të mëdha që unë i kam bërë publike. I kam kërkuar koncesionarit të plotësojë disa kushte. Me zhvillimet e fundit shpresojmë që një erë e re do të vijë edhe atje”, u shpreh Balluku.

“Aeroporti i Vlorës do të bëhet aeroporti ndërkombëtar më i madhi në vend. Ai synon të krijojë një akses të shqiptarëve në kontinentin tjetër ku kemi shumë shqiptarë. Plani për aeroportin e Sarandës synon të mbështesë turizmin duke krijuar akses të vizitorëve në zonat e Sarandës dhe ato përrreth. Këto do arrijnë diçka shumë të rëndësishme për tregun tonë. Do rritet cilësia e shërbimeve dhe do arrihet edhe ulja e çmimeve", deklaroi Balluku.

Të fundit