All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Siguria ushqimore/ Rama pranon dështimin: Në kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në BE

All - Paragraf - 1

Siguria ushqimore/ Rama pranon dështimin: Në kushtet e sotme jemi

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Grupin Parlamentar të PS dhe në fjalën e tij u ndal tek integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ku siç tha ai “Shqipëria e integruar do të jetë një pikë ujë në oqean”.

All - Paragraf - 3

Rama pranoi se për ta është sfidë përmbushja e detyrimeve për të dalë me sukses nga procesi i negociatave.

“Akoma sot edhe brenda nesh, brenda grupit parlamentar, lerë më brenda partisë e pastaj opinionit, nuk ka një kuptim të qartë se çfarë do të thotë në kuptimin e sfidës dhe barrës së detyrimeve përmbushja me kusht për të dalë me sukses nga procesi i negociatave dhe më pas përfshirje në një realitet të ri siç është tregu prej 450 mln njerëzish, ku Shqipëria e integruar do të jetë një pikë ujë në oqean.Jemi duke negociuar periudhat e ndërmjetme pas momentit të anëtarësimit që ti japim mundësinë vendit të jetë i gatshëm të përmbushë kriteret e të qenit bashkë në një familje evropiane”, u shpreh kryeministri.

Rama pranoi se ka dështuar të sigurojë siguri ushqimore gjatë mandatit të tij. Ai deklaron se Shqipëria është e paintegrueshme në BE për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore sipas kritereve të BE.

 “Beteja kryesore është për sektorin e prodhimit ushqimor, për prodhuesit në fshat, për sipërmarrjen që prodhon prodhimet ushqimore. Në kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në BE për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore sipas kritereve të BE”, tha Rama.

Të fundit