Flash News

Ditari i Maxhorancës

Situata e rënduar nga reshjet intensive, Çuçi nga Ura e Mifolit: Kam urdhëruar gjendje gatishmërie edhe për FNSH-në

Situata e rënduar nga reshjet intensive, Çuçi nga Ura e

 

Shqipëria është në një situatë të rënduar për shkak të reshjeve të shumta të shiut dhe në zonat malore edhe të dëborës. Për të parë nga afër gjendjen e krijuar së fundi, për shkak të reshjeve intensive të shiut ministri i Brendshëm  Bledi Çuçi ka qenë në Vlorë.

Ministri qëndroi te Ura e Mifolit, ku niveli i prurjeve të Vjosës gjatë orëve të fundit është ulur me rreth 2 metra.

Çuçi u shpreh se ka dhënë urdhër që edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo nevoje të mundshme gjatë këtyre ditëve.

“Për fat të mirë sot situata paraqitet e stabilizuar, falë edhe disa ndërhyrjeve që janë bërë në disa pika problematike të rrjedhës së Vjosës. Gatishmëria është e plotë edhe nga Policia e Shtetit njësoj si strukturat e tjera të emergjencave. Kam dhënë urdhër që edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo nevoje të mundshme gjatë këtyre ditëve”, tha ministri Çuçi.

Të fundit