Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Situata është kritike", Manastirliu: Rreth 67% e rasteve me COVID-19 vijnë nga kontaktet familjare

"Situata është kritike", Manastirliu: Rreth 67% e rasteve me
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar së fundmi se situata pandemike në vend është kritike dhe delikate.

Nëpërmjet një konference për shtyp, Manastirliu theksoi se tashmë ka nisur zbatimi i strategjisë vjeshtë-dimër, ndërsa publikoi edhe shifrat e rritjes së infektimeve, që krahasuar me një muaj më parë rastet pozitive janë dyfishuar.

Më tej ajo shtoi se në Shqipëri 67% e rasteve me Covid vijnë nga kontaktet familjare.

“Situata epidemike është kritike, delikate. I gjithë fokusi ynë në kuadër të zbatimit me përpikëmëri të strategjisë së vjeshtë-dimrit, qëllim kryesor mbetet kufizimi i përhapjes së infeksionit.

Situata në ditët e fundit është e kontrolluar, rritja e qëndrueshme e rasteve karakterizon javën që po mbyllim por krahasuar me muaj më parë kemi 2 fishim të rasteve pozitive ditore.

Vihet re rritja e rasteve, por në vatra familjare. 67% e rasteve me Covid vijnë nga kontaktet familjare”,- tha ajo.

“Ka rëndësi që në momentin që je i dyshuar, ke qënë pjesë e kontaktit të një pozitivi duhet menjëherë izolimi. Lufta bëhet në disa fronte, por i pari është fronti individual”, shtoi ministrja.

Të fundit