Flash News

Ditari i Maxhorancës

Situata me zjarret në vend, Peleshi: Maja e Runës dhe Thirra janë më problematike, flakët rrezikojnë Parkun e Llogarasë

Situata me zjarret në vend, Peleshi: Maja e Runës dhe Thirra janë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka raportuar mbi situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas ministrit, aktualisht janë dy vatra aktive me potencial më të lartë rrezikut, përkatësisht në Mjën e Runës në Kukës dhe vatra në Thirrë mbi tunelin e Kalimashit.

“Situata është dinamike pra ka aktivizime dhe riaktivizime vazhdimisht. Për momentin vatër problematike konsiderojmë dy vatra në qarkun e Kuësit, që është ajo në Majën e Runës prej disa ditësh punohet nga ajri dhe nga toka. M ë problematike është bërë tani në Thirrë mbi tunelin e KalimashiT. Kemi gjithashtu në bashkinë e Mirditës në Munellë, në luginën e Fanit një vatër që është aktivizuar që është serioze. Siç e thatë edhe për momentin ju një helikopter po punon drejt Thirrës pasi edhe për shkak të tunelit vatra është më e nxehtë.  Ndërkohë kemi vatra të tjera në veri në zonën e Vermoshit, vazhdojnë por janë nën kontroll. Në Durrës kemi gjithashtu një vatër të menaxhueshme. Edhe në Fier është drejt shuarjes në Cakran. Në Gjirokastër nuk kemi vatër aktive. Në Karaburun vazhdojnë nga tre vatra në dy vatra, sepse në Gjirin e Gramës është inaktive vatra. Ndërkohë vazhdon mbi Dukat dhe sipër Parkut të Llogarasë”, tha Peleshi.

Sa i përket strategjisë së operacionit, Peleshi tha se janë në funksion vetëm dy helikopterë, ai holandez i cili po operon në terren dhe ai çek që po punon në vatrën e Thirrës.

“Ka dy helikopterë që kanë ardhur nga Holanda. Ata nuk punojnë në një kohë kështu është ndërtuar strategjia e tyre. Njëri qëndron në Rinas sepse aty kanë edhe pikën e furnizimit, tjetri në territor. Është edhe helikopteri çek i cili është në punë drejt Thirrës, në veri sepse konsiderohet më problematike pasi është mbi tunelin e Kalimashit”,

Sa i përket Parkut të Llogarasë, Peleshi u shpreh se flakët e rrezikojnë ndjeshëm dhe nëse zjarri arrin të depërtojë deri në park, situata do të jetë kritike.

“Rrezikohet ndaj ne jemi këtu ditë natë. Ndaj e konsiderojmë pikën më të nxehtë sepse duam pikërisht të shmangim kapërcimin e zjarrit drejt Parkut të Llogarasë. Kur them rrezikohet nuk dua të them që jemi në park, jemi dy kilometra nga parku. Po gjithsesi duke parë edhe përparimin kur e favorizon era në mënyrë shumë të shpejtë dhe të frikshme, ne i marrim masat në kohë. Nëse fillon djegia e Parkut të Llogarasë pastaj mund të jetë një nga ato situatat kur nuk ke çfarë bën më edhe nga ajri”, përfundoi Peleshi.

Të fundit