Flash News

Ditari i Maxhorancës

Situata në PD pas përjashtimit të Berishës, Rama: Është në një proces traumatik

Situata në PD pas përjashtimit të Berishës, Rama:

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një qëndrim të rezervuar lidhur me situatën e krijuar në Partinë Demokratike, pasi kryedemokrati Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar.

Duke folur për mediat pas mbylljes së seancës parlamentare, Rama tha se nuk është një ditë e lehtë për PD dhe se sipas tij ndodhet në një proces traumatik.

Ju mund të mos e besoni, por nuk kam dëgjuar përveç atyre tampanëve që janë të mirëkuptueshme që nuk është një ditë e lehtë për PD. Është një proces traumatik, dhe duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve,” tha Rama.

I pyetur për betimin te presidenti Meta, të cilin e kanë shkarkuar, Rama tha se qëndrimet politike dhe ato që parashikon Kushtetuta janë të ndryshme.

Ju keni të drejtë të thoni çfarë të doni. Ka një dallim të qartë që është midis qëndrimeve politike dhe kornizës kushtetuese. Për sa kohë Ilir Meta është në zyrë dhe në pritje për tu gjykuara ai mbetet në detyrë, nuk varet nga dëshira jonë. Ne e kemi shkarkuar, por kjo është një republikë kushtetuese,” deklaroi kryeministri.

 

  

Të fundit