Flash News

Ditari i Maxhorancës

"S'ka asnjë 'Ilyrian Security'", Lleshaj i përgjigjet Litajt: "Ilirian Guard", shoqëri aksionere me kapital shtetëror; kemi ulur kostot

"S'ka asnjë 'Ilyrian Security'", Lleshaj i
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në interpelancë në Kuvendin e Shqipërisë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë një interpelance për cështje të rendit publik dhe sigurisë në vend i është përgjigjur pyetjes së deputetit të opozitës, Korab Lita, rreth shoqërisë "Ilyrian Security".

Lleshaj tha se nuk ekziston asnjë shoqëri private me këtë emër, por thjesht një shoqëri aksionere me kapital shtetëror e krijuar për të ulur kostot e ruajtjes së objekteve shtetërore.

“Për shoqërinë e sigurisë “Ilirian Guard” mund edhe të mos iu përgjigjesha, ju folët për një shoqëri private ‘Ilyrian Security’, por nuk ka një të tillë.

Ka një shoqëri aksionere me kapital shtetëror e krijuar për të vënë siguri në një tregjet të sigurisë private të cilat në ruajtjen e objekteve, si institucionet shtetërore, spitale, muze...,  po i kushtonin shtetit një shumë 6-fish më të madhe sesa duhej.

Ilyrian Guard është krijuar për të ulur kostot dhe kemi rritur cilësinë e këtij shërbimi. Ajo ruan 370 objekte shtetërore, ka një staf shumë herë më të motivuar që trajtohen si njerëz dhe do t’ju ftoja të pyesni punonjësit e saj më tepër për këtë që t’ju thonë se çfarë kanë ndryshuar. Të gjithë aludimet politike për t’i unë dua thjesht t’i refuzojë ", tha Lleshaj.

Të fundit