Flash News

Ditari i Maxhorancës

“S’ka pse të ketë infermieri dhe juridik në të gjithë vendin”, Rama me propozim të ri

“S’ka pse të ketë infermieri dhe juridik në të

Gjatë një takimi me rektorët kryeministri Edi Rama hodhi një ide, që lidhet me procesin e rankimit të institucioneve të arsimit të lartë.

Rama propozoi që nëse se Universiteti i Tiranës mund të rritej në rankim nëse bashkohej me të Mjekësisë.

Ai theksoi se kjo tezë mund të shkaktonte polemika. Po ashtu Rama tha se degët si infermieria apo juridiku nuk mund të jenë në të gjitha universitetet e vendit.

“Një tjetër element për të rritur ankimin, është pasja e një numri të caktuar universitetesh në një ombrellë. Një shembull. Shpresoj që mos të kthehet ky shembull në arsye për mos t’u kthyer në polemikë. Universiteti i Tiranës mund të rritet me shpejtësi ne ranikimin e vetë nëse ka brenda Mjekësinë. Këto janë dy universitete te ndara. Po prek mjekësinë që është një nga krenaritë e sistemit tonë aktual akademik, për produktin që nxjerr.

Gjë që e tregon fakti se të diplomuarit tanë e gjejnë veten në sisteme të BE pa problem. Duke pasur një gjeografi të ngushtë, duke pasur një territor në të cilin është e qartë që mund të profilizohet në 2-3 drejtime.

Pse duhet të ketë Juridik apo Infermieri në të gjithë Shqipërinë? Kështu siç është ky sistem, nuk na çon larg. I bën më pak tërheqëse degë dhe dyer të caktuara universitetesh të cilat detyrohen të ulin pritshmërinë për cilësinë e atyre që marrin. Ne do të bëjmë atë që sot duket utopi por është e realizueshme”, tha Rama.

 

Të fundit