Flash News

Ditari i Maxhorancës

"S'ka tamponë në Durrës", Rama nxjerr dëftesën e ‘mjekut’: Ka mbaruar shkollën me 5-a! Zgjohu Luli, zgjohu dreqin se s'ka lezet (VIDEO)

"S'ka tamponë në Durrës", Rama nxjerr
Foto Ilustruese; kryeministri Rama dhe kryedemokrati Basha

Kryeministi Rama i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Luzim Basha, i cili në një deklaratë për shtyp publikoi denoncimin e një mjeku që shprehej se nuk kishte tamponë në Durrës.

Teksa riposton edhe njëherë denoncimin e djeshëm, kryeministri shkruan se personi nuk është mjek dhe madje shkollën e ka mbaruar me 5-sa.

Sipas Ramës, Zija Alhysa ka kryer vetëm shkollën e mesme bujqësore, nga viti 1982 deri në vitin 1983.

“Zgjohu Lul zgjohu, zgjohu dreqin zgjohu zgjohu! Zgjohu miku im se s'ka lezet fare kjo farë derexheje kështu... Zgjohu”, shkruan Rama krahas videos së mëpashtme.

"S'ka tamponë në Durrës", Rama nxjerr
Dëftesa e 'mjekut' Alhysa, e shpërndarë nga Rama

Ditari politik

Të fundit