Flash News

Ditari i Maxhorancës

Skandali/ Kosova shfaqet në hartë si pjesë e Serbisë gjatë aktivitetit në Tiranë, Rama e Balluku heshtin

Skandali/ Kosova shfaqet në hartë si pjesë e Serbisë

Një skandal u shënua dje në ditën e dytë të Konventës Ndërkombëtare të Turizmit të mbajtur në Tiranë, ndërsa u kalua në heshtje nga autoritetet shqiptare.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku zhvilloi një bashkëbisedim me disa investitorë për turizmin në Shqipëri, por ajo që ra në sy ishte fakti se në ekranin e prezantimeve është shfaqur edhe harta e shtetit të Kosovës, por si pjesë e Serbisë, ndonëse është një shtet i pavarur prej vitit 2008.

 Siç duket edhe në foto, harta është shfaqur në prani edhe të ministres Balluku, e cila ka bërë një sy qorr përballë këtij skandali.

 Kujtojmë se në të njëjtin aktivitet mori pjesë dhe kryeministri Edi Rama.

 

Të fundit