All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Majko jep "leksione": Vota blihet javën e fundit të zgjedhjeve, jo një ditë para, e dinë 'profesionistët'

All - Paragraf - 1

Majko jep "leksione": Vota blihet javën e fundit të

Skandali me pakot ushqimore në Has nga kandidati i PS për kryebashkiak, Halit Mulaj, kaloi në dorën e Prokurorisë. Shpërndarja e pakove gjatë natës nga dy djemtë e Mulajt u denoncua nga kandidati i opozitës, Miftar Dauti.

All - Paragraf - 3

Deputeti socialist Pandeli Majko ka habitur me reagimin e tij në Facebook, ku justifikon Mulajn. Majko e quan “fantazi pa limit” lajmin për skandalin e vjedhjes së pakove nga rezervat e shtetit dhe flet me fjalët e Mulajt, kur thotë se ishin ndihma për Natën e Kadrit.

Majko thotë se ‘profesionistët’ e blerjes së votës e dinë se kjo ndodh vetëm javën e parë të fushatës duke tentuar të provojë se Mulaj s’ka kryer krim zgjedhor.

“Në Has, natën e shenjtë të Kadrit aludimet se kandidati i Partisë Socialiste po blinte vota me 21 pako me ushqime, kanë marrë të tatepjetën! Fantazia nuk ka limit, sa ka media që ju kanë dhuruar sot titullin kryesor!

Në se lajmi që në një natë të shenjtë po “blehen” vota do të ishte e vërtetë, ajo në gjuhën e fesë quhet Harram!

“Profesionistët” e blerjes së votës e dinë se kjo, ndodh javën e fundit të fushatës!

Blerja e votës, nuk ndodh në një natë fetare! Vota, nuk blehet një muaj para datës së zgjedhjeve! Nuk blihen hasjanët për “ilac” rrobash!

Megjithatë, cdo akuzë ka kuptim edhe kur fyen qëllimin e natës së shenjtë! Për këtë ka një ligj të shkruar! Ai është për cilindo sot edhe nesër! Hasjanët do vendosin me votë! Vetëm përpara!”, shkruan Majko.

Policia e Shtetit njoftoi dje se çështja i ka kaluar Prokurorisë për gjykim. Furgoni me 21 pako ushqimore të marra nga rezervat e shtetit, u bllokua për t’iu nënshtruar kontrollit.

Të fundit