Flash News

Ditari i Maxhorancës

Socialistët e implikuar në aferën e inceneratorëve, Rama mbledh sot Kryesinë e PS-së

Socialistët e implikuar në aferën e inceneratorëve, Rama

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot Kryesinë e Partisë Socialiste. Mbledhja do të zhvillohet në orën 17.00 në sleinë rozë. Një ditë më parë ai thirri ministrat, me të cilët diskutoi përreth një orë.

Takimi vjen pasi SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako. Ky i fundit ka bërë me dije se do të dorëzojë sot mandatin dhe më pas nis betejën me drejtësinë.

Bllako ishte i dyti nga radhët e socialistëve që u “fundos” nga inceneratorët. Fillimisht ish-ministri Lefter Koka dhe tashmë Bllako do të japin llogari para ligjit për veprimet që kanë kryer për kontratën koncesionare të inceneratorit të Fierit.

SPAK zbardhi dje skemën dhe çoi pas hekurave disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë. Prokuroria e Posaçme bëri me dije se përmes skemave fiktive, Bllako dhe Koka kishin marrë mijëra euro nga pronari i inceneratorit të Fierit, Klodian Zoto.

 

Të fundit