Flash News

Ditari i Maxhorancës

Socialistët e Shkodrës i ankohen Ramës për Bilalin dhe Doshin: Po bëjnë reprezalje në PS dhe administratë

Socialistët e Shkodrës i ankohen Ramës për Bilalin dhe

Ndonëse Rama e renditi të parën në listën e PS për qarkun e Shkodrës dhe u cilësua si një nga surprizat e 25 prillit, duket se socialistët shkodranë kanë rezerva për Edona Bilalin.

Një grup socialistësh në Shkodër i kanë nisur një shkresë kryeministrit Edi Rama, por edhe në adresë të kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla dhe ambasadores amerikane Yuri Kim, përmes së cilës dënojnë ashpër veprimet e deputetes së zgjedhur dhe aleatit Tom Doshi.

“Na del një Edona Bilali pa marrë mandatin kërkon të zhbëjë PS-në në Shkodër, të hedhë në kosh punën e sakrificat e brezave që e mbajtën gjallë këtë organizëm në një qytet gjoja antikomunist, por që është peng i oligarkëve të krimit që gjoja janë bërë “zoti”. Kjo Edona që mori diku 1000 vota, së bashku me Tom Doshin po ndiejnë thelat e pushtetit duke bërë reprezalje në administratë e drejtues socialistë. Tom Doshi po shfrytëzon me dinakëri egon e një çupëline të pamësuar me punët e politikës”, thuhet ndër të tjera në letër.

Socialistët pretendojnë se Bilali dhe Doshi po shkarkojnë njerëz nga puna dhe po punësojnë të afërmit e tyre.

“Hoqën drejtorin e patentave, zotin Çeliku një djalë të shkolluar, familje socialistësh me respekt në shoqëri që sjell vota për PS. Ka emëruar në atë pozicion nipin e vjehrrës së Edonës, inxhinierit të rrugëve pronë e Tom Doshit. S’ka bashkëpunim më perfekt. A thua se kemi votuar për të punësuar njerëzit e saj. Doli një fjalë që flitej se vjehrri i Edonës, mësues fizike ka dalë me bllok në dorë për të punësuar njerëzit e familjes e farefisit, pastaj kush paguan më shumë futet në listë,” thuhet po ashtu në letër.

Socialistët e Shkodrës i ankohen Ramës për Bilalin dhe

Socialistët e Shkodrës i ankohen Ramës për Bilalin dhe

Socialistët e Shkodrës i ankohen Ramës për Bilalin dhe

Të fundit