All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Sot pritet të hidhet hapi i rëndësishëm i Shqipërisë drejt BE-së, mesazhi i Ramës

All - Paragraf - 1

Sot pritet të hidhet hapi i rëndësishëm i

Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë, pasi pritet që BE të hapë negociatat me vendin tonë. Ky është një hap që pritej prej 8 vitesh, që nga koha e marrjes së statusit të vendit kandidat.

All - Paragraf - 3

Kjo është një pikë kyçe e rrugës europiane të Shqipërisë, por jo gjithçka, pasi në vijim i duhet të përmbushë reformat, në të kundërt procesi rrezikon të ngecë.

Delegacioni i Shqipërisë në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE do të përbehet nga 25 figura të qeverisë e të administratës që janë kyç në procesin e integrimit, në krye të së cilit do të jetë kryeministri Edi Rama, shefja e diplomacisë Olta Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi, etj.

Vendimi për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare erdhi pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez, duke zgjidhur kështu ngërçin me Bullgarinë.

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut prej kohësh, kishin mospajtime për çështjen e gjuhës, të identitetit dhe të së kaluarës historike.

Mëngjesin e sotëm, Rama ka shpërndarë një mesazh në Facebook, ku thotë se për herë të parë, Shqipëria do të ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar.

“Me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit '90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj”, shkruan Rama.

Të fundit