Flash News

Ditari i Maxhorancës

SPAK hetime ndaj Bushatit, Rama: PS nuk është mburojë e askujt! Përgjegjësia është individuale

SPAK hetime ndaj Bushatit, Rama: PS nuk është mburojë e askujt!
Në foto: Kryeministri Rama

Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë pas hetimeve të nisura nga SPAK ndaj deputetit dhe kryetarit të PS-së për Tiranën, Ervin Bushati, për fshehje të pasurisë.

Në një konferencë për shtyp, kryesocialisti deklaroi se PS nuk do të jetë mburojë e askujt dhe se përgjegjësia brenda kësa partie është individuale.

"PS ka një ndryshim të madh nga partia e syrit që mendojnë vetëm për sy e për faqe. Qëllimi është i përbashkët, përgjegjësia individuale. PS nuk do të bëhet mburojë e hetimeve të individëve. Mos kini merak në këtë aspekt. Kur dikush merr një detyrë në PS, përgjegjësia është individuale. Kapërcimi i vijës ndarëse të qëllimit të përbashkët me atë individuale ", tha Rama.

Kujtojmë se, të njëjtën frazë Rama e ka përsëritur edhe gjatë hetimeve të kryera nga drejtësia ndaj zyrtarëve të tjerë të PS-së.

Të fundit