Flash News

Ditari i Maxhorancës

SPAK i komunikon sot akuzat Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës

SPAK i komunikon sot akuzat Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës

Prokuroria e Posaçme do ti komunikojë këtë të mërkurë zyrtarisht akuzat Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. 

Nuk dihet nëse kryebashkiaku do të lerë ambientet e paraburgimit të Durrësit dhe do të paraqitet në Prokurori apo do të dërgojë vetëm avokatët.

Veliaj është marrë i pandehur si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, si dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Ndërsa Xoxa akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. 

Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka bërë të mundur, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Të fundit