Flash News

Ditari i Maxhorancës

SPAK kërkoi arrestimin e Alqi Bllakos/ Vjen reagimi i parë nga PS: Ka një vijë të kuqe, zyrë avokatie e askujt

SPAK kërkoi arrestimin e Alqi Bllakos/ Vjen reagimi i parë nga PS: Ka

Ka ardhur reagimi i parë nga PS, pasi SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për të arrestuar deputetin Alqi Bllako. Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla tha se nuk PS nuk do të jetë “avokate” e askujt nga radhët e saj që ka një betejë me drejtësinë.

Ai bëri me dije se Këshilli për Mandatet është thirrur nesër në orën 18.00. Duke nënvizuar rëndësinë e Reformës në Drejtësi, Balla tha se si koleg dhe në aspektin njerëzor nuk është gëzuar për Alqi Bllakon. Sipas tij, procedurat do të ndiqen pa vonesë, sikurse parashikohen në ligj.

“Unë nuk jam i gëzuar për askënd që kërkohet një mase sigurie me arrest me burg. Nga secili krah qoftë personi apo kolegu, në aspektin njerëzor, s’jam i gëzuar. Por kam një aspekt tjetër, PS ka pasur objektiv arritjen e një momenti që drejtësia të funksionojë dhe të vendoset para drejtësisë gjithkush pa dallim se nga cili krah vjen. Do punojmë në këtë drejtim për të thelluar efektet e reformës në drejtësi

PS e tha që nuk do të jetë asnjëherë zyrë avokatore për askënd brenda saj që vendoset në përballje me drejtësinë. Në interesin tuaj sapo kryetarja e kuvendit ka thirrur nesër në 18:00 të Këshillit për Mandatet.

PS ka vendosur një vijë të kuqe me këdo sapo ndaj një përfaqësues PS drejtësia kërkon ose vendos një masë sigurie apo sjell në Kuvend një kërkesë për hetime, vija e kuqe është që PS nuk është mburojë për askënd. Kjo do jetë për këdo dhe ne do mbajmë po këtë qëndrim.

Për ne është shumë rëndësishme që drejtësia të bëjë punën e saj. Kam komunikuar edhe me kryetarin e Kuvendit për ecjen sa më shpejt të procedurave parlamentare. Nuk ka asnjë vonesë, gjithçka do ecë sipas procedurave të përcaktuara nga Kuvendi. Asnjë vonesë dhe asnjë pengesë për të çuar përpara një arritje që Shqipëria e ka të pakontestueshme, Reforma në Drejtësi që po jep rezultate”, tha Balla.

 

Të fundit