Flash News

Ditari i Maxhorancës

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PS prezanton sot raportin në grupin parlamentar

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PS prezanton sot raportin në grupin

Çështja e imunitetit të Belind Balluku vijon të jetë një nga temat më të nxehta të politikës shqiptare. Prej rreth tre muajsh, debati për këtë çështje ka dominuar diskursin politik dhe është shndërruar shpesh në kryefjalën e seancave plenare në Kuvendi i Shqipërisë, të cilat janë karakterizuar nga tensione të forta mes mazhorancës dhe opozitës.

Ndërkohë, Partia Socialiste e Shqipërisë pritet të prezantojë sot në mbledhjen e grupit të saj parlamentar raportin e përgatitur nga Këshilli i Mandateve lidhur me kërkesën e bërë nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Kjo kërkesë, e dorëzuar më 16 dhjetor, lidhet me heqjen e imunitetit të Ballukut dhe hapjen e rrugës për arrestimin e tij.

Mbledhja e grupit parlamentar të socialistëve pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa në takim pritet të mbajë një fjalim edhe kryeministri Edi Rama.

Sipas kalendarit parlamentar, në seancën plenare të 12 marsit pritet që dy raportet e përgatitura për këtë çështje të hidhen për votim në Kuvend. Po në të njëjtën ditë, Partia Demokratike e Shqipërisë ka paralajmëruar organizimin e një proteste, duke paralajmëruar kështu një tjetër ditë të tensionuar në skenën politike të vendit.

Të fundit