Flash News

Ditari i Maxhorancës

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Mallakastrës, distancohet PS: Të përballet vetë, partia s'i bëhet urë

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Mallakastrës, distancohet PS:

Partia Socialiste distancohet nga rasti i kreut të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i cili u mor i pandehur sit nga SPAK.

Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi në një intervistë për Report tv tha se Qerim Ismailaj në këtë betejë është i vetëm, pasi PS nuk do i bëhet mburojë, as atij, as askujt.  

"Deri në ditën që do të kthyet gjykimi, ka prezumimin e pavarësisë, përtej kësaj PS, jo vetëm në këtë rast, por në të gjitha, e kemi shprehur hapur, që cdo qëndrim ndaj ligjit të dekriminalizimit është përgjegjësi personale, do duhet të përballet vetë me këtë çështje, PS s'do i bëhet urë, por deri kur të dalë vendimi i gjykatës ka prezumimin e pavarësisë.

Nuk i vjen mirë një force politike, por ne jemi në një periudhë, kur kanë ndodhur edhe transformime të mëdha, sot është e pamundur që të fshehësh, dekriminalizmi ka për qëllim që të shmangë përfshirjen në politike të elementëve që kanë një të shkuar kriminale, ai penalizon edhe njerëz që nuk i dënon, apo s'mund t'i mohohet e drejta e të qenit", tha Pëllumbi.

  

Të fundit