Flash News

Ditari i Maxhorancës

SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Kuçovës

SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Kuçovës

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Sipas Syri TV SPAK, ka bërë kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për një kopje të formularit të vetëdeklarimit të të kryebashkikut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Dyshimet janë se pavarësisht se KQZ nuk i ndaloi kandidimin, SPAK po e heton për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. E njëjta procedurë siç ndodhi me kryebashkiakun e Mallakastrës.

Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar nga drejtësia greke për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”.

Ai drejton bashkinë e Kuçovës dhe fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet e 14 Majit. Vendimi për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis.

Të fundit