Flash News

Ditari i Maxhorancës

SPAK rinis hetimet për të vëllanë, reagon Rama: Llafet i merr era, drejtësia vepron vetëm me ligje e prova

SPAK rinis hetimet për të vëllanë, reagon Rama: Llafet i

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë së Posaçme për të rinisur hetimet ndaj dosjes Xibraka, ku i vëllai i tij, Olsi akuzohet si i implikuar.

Me anë të një postimi në X, Rama shkruan se me veprimin që bëri Gazment Bardhi, prokuroria duhet që të ndajë të vërtetën nga shpifja.

Sipas Ramës kjo ka vetëm 2 rrugë, ose Bardhi ka zbuluar një trafikant në rrethin e tij familjar dhe se i vëllai duhet të futet në burg, ose ndryshe Bardhit duhet që t'i vendosen në gojë proteza e ligjit. 

"Llafet i merr era, ndërsa drejtësia vepron vetëm me ligje e me prova, prandaj tani pas llafeve të mëdha edhe një detaj i vogël mungon dhe pastaj jemi krejt në rregull! Pra mungon konfirmimi në dëshminë ligjore para SPAK-ut nga vetë B-ja i vogël me gojën e madhe, se kur ka shkruar “Informacion” në fakt kallzuesi i rremë nuk ka dashur t’ia hedhë me procedurë rrezikut që vjen nga marrja si i pandehur për kallzim të rremë, po thjesht ka pasur një moment lajthitje profesionale.

Në rast se plotësohet kjo mungesë domethënëse për fatin e të vërtetës, atëherë SPAK-u ka të gjithë mundësinë ta ndajë të vërtetën nga shpifja dhe viktimën nga fajtori. Pra o B-ja e vogël ka zbuluar një trafikant droge në rrethin tim të ngushtë familjar dhe trafikantit duhet t’i hiqet menjëherë liria, o gojës së madhe i duhet vënë proteza e ligjit! Ka vetëm një të vërtetë në këtë mes dhe s’ka asnjë rrugë të mesme", shkruan Rama. 

Të fundit