Flash News

Ditari i Maxhorancës

SPAK të hetojë krimet zgjedhore, Fatmir Xhafaj del kundër:  Sjellin deformim të legjislacionit

SPAK të hetojë krimet zgjedhore, Fatmir Xhafaj del kundër:

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është shprehur kundër nismave që i japin kompetenca SPAK të hetojë krimet zgjedhore. Siç shkruan ‘shqiptarja.com’, Xhafajt ka arsyetuar në komisionin e Ligjeve se këto ndryshime sjellin deformim të legjislacionit, dhe deformojnë qëllimin për të cilin është ngritur SPAK.

“Duke qenë se unë nuk do të votoj pro, por do të abstenoj për dy ndërhyrjet që janë në kodin penal dhe kodin e procedurës penale, si rrjedhojë, si reflektim i vendimeve të të ashtuquajturit këshill politik me mendimin, më pas bindjen që ato sjellin deformim në frymën e legjislacionit aktual, deformojnë qëllimin parësor për të cilin janë ngritur institucionet e SPAK-ut.

Por edhe duke parë që argumentet që sillen, për këto nuk janë bindëse. Vota ime vetëm për këto dy është abstenim jo për ndryshimet e tjera”, u shpreh ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në kompetencën e SPAK, shtohet hetimi i veprave penale “ Korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “Përdorimi i funksionit publik për zgjedhje”.

Ndërsa Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar rritjen e numrit të prokurorëve për të plotësuar këtë përgjegjësi të shtuar.

Të fundit