Flash News

Ditari i Maxhorancës

Spiropali-Berishës: SPAK s’i dëgjon ulërimat e të vrarëve prej teje

Spiropali-Berishës: SPAK s’i dëgjon ulërimat e të

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali iu përgjigj akuzave të ish kryeministrit Sali Berisha lidhur me vdekjet e dy të rinjve në 5 javët e fundit në komisariatet e policisë së Kamzës dhe Kavajës.

Nga Kuvendi, Spiropali tha se Berisha nuk ka faj që ngr gishtin e akuzës, për sa kohë SPAK nuk e heton dhe nuk e thërret për të dhënë llogari.

“Ti nuk ke faj që flet për prokurorë për sa kohë SPAK të sheh gjallë e me armën ngrehur se ende nuk je thirrur të japësh llogari. Korrupsioni yt ulëret, nga boronicat e Gërdecit, te Nduja e Cezit e kompleksi i Partizanit te dhëndëri. Ti bën mirë që e luan rolin e viktimës përderisa sa SPAK nuk i dëgjon ulërimat e të vjedhurve dhe të vrarëve prej teje. 

Pa folur për ata që u vranë poshtë dritareve. Me keqardhje shumica e ka mbështetur reformën në drejtësi, atëherë kur ju dilnit në rrugë e godisnit me molotov për ti bërë opresion drejtësisë se pa ne kjo punë nuk bëhet.

Bën mirë që e përqesh SPAK sa kohë stë ka vënë në karrigen për të dhënë llogari për korrupsion edhe me pasojë vrasje njerëzish. Ti thua se Rama po i bën presion SPAK sepse ka frikë se ty. Po ku ka rivalë më të mirë se ty. Edi Rama nuk mund të gjente dot sot një rival më të damkosur se ty. Po të ishte për Ramën dhe PS kandidatura jote është më e mirë se asgjëja dhe të dalësh këtu deh të kundërmosh siç ketë bërë gjithë këto vite pa asnjë etikë. Por ne jemi ndryshe dhe duam t’ja heqim këtë erë politikës shqiptarë”, u shpreh Spiropali.

Të fundit