Flash News

Ditari i Maxhorancës

Spiropali e quan Metën "përdhosës të Kushtetutës", ironizon opozitën: Uroj që dielli i nxehtë ta ketë pjekur PD dhe Lulzimin

Spiropali e quan Metën "përdhosës të
Elisa Spiropali

Ne seancën e parafundit të Kuvendit, teksa foli për përfundimin e kësaj legjislature, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ironizoi opozitën dhe u ndal te shkarkimi i presidentit Ilir Meta.

Ajo e cilësoi arritje shkarkimin e këtij të fundit, duke e quajtur Metën "përdhosës të Kushtetutës dhe frymëzues të konflitit politik". Spiropali tha se maxhoranca do të nisë një procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri.

"Me 104 vota çliruam institucionin e Presidentit të Republikës nga një përdhosës i Kushtetutës dhe frymëzues i konflitit politik. Tani kemi detyrën për të zhvilluar një proces të hapur konsultimi të gjerë politik për zgjedhjen e afërt të Presidentit të ri", deklaroi ministrja.

Kjo e fundit "thumboi" opozitën dhe kryedemokratin Lulzim Basha, ndërsa deklaroi se: Uroj që dielli i nxehtë i këtij behari ta ketë pjekur sado pak PD, Lulzimin dhe të tjerët, që në legjislaturën e re në shtator të sjellin me vete edhe arsyen dhe guximin për të bashkëpunuar për reforma në respekt të qytetarëve që asaj partie i caktuan rolin e pazëvendësueshëm të opozitës.

Të fundit