Flash News

Ditari i Maxhorancës

Spiropali falënderon Gardën që pengoi forcërisht opozitën të hyjë në Kuvend

Spiropali falënderon Gardën që pengoi forcërisht

 

Garda nuk lejoi që deputetët e opozitës të hynin në Kuvend. Ky rregull u ndoq jo vetëm për deputetët që u përjashtuan një ditë më parë, por edhe për ata që nuk kishin masë ndëshkimore.

Për detyrën që Garda zbatoi konform me dëshirën e mazhorancës, kryeparlamentarja Elisa Spiropali falënderoi Gardën e cila forcërisht, nuk lejoi opozitën të hyjë në Kuvend.

“Padiskutim që deputetët që nuk janë të dënuar, duhet të jenë në sallë. Ata që pengojnë po bëjnë një akt shumë të rëndë, jo vetëm ndaj tyre, por edhe ndaj Gardës së Republikës, për të cilën shpreh të gjithë mirënjohjen tonë dhe të publikut, pasi bën një detyrë shumë të vështirë dhe përballet me sulme me shumë fyerje të pamerituara. Të gjithë ata janë baballarë, janë vëllezër, janë buj të dikujt dhe nuk meritojnë të trajtohen në atë formë“, tha Spiropali.

Të fundit