Flash News

Ditari i Maxhorancës

Spiropali ‘paradë mode’ në Ukrainën e shkatërruar nga lufta, ndërron tre kostume brenda ditës

Spiropali ‘paradë mode’ në Ukrainën e

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është pjesë e delegacionit që po shoqëron kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës në Ukrainë.

Të shoqëruar edhe nga kryeministri i Malit të Zi  Dritan Abazoviç dhe delegacioni i tij, ata kanë vizituar zonat e Borodyankës dhe Irpinit, për të parë nga afër atë çfarë kanë lënë pas bombardimet ruse që nuk kanë kursyer zonat e banuara, si dhe kanë zhvilluar një takim me presidentin ukrainas Volodymir Zelenksyn, i cili i ka pritur në pallatin presidencial.

Mes pamjeve të publikuara prej tyre, tërhoqi vëmendjen ‘përkujdesja’ e Spiropalit në veshje teksa është shfaqur gjatë vizitave zyrtare në Ukrainë.

Siç duket nga këto foto të shkëputura nga pamjet e publikuara që prej mëngjesit të së mërkurës, Spiropali është shfaqur me tre kostume të ndryshme, një blu, një kaf dhe një tjetër gri.

Spiropali ‘paradë mode’ në Ukrainën eSpiropali ‘paradë mode’ në Ukrainën eSpiropali ‘paradë mode’ në Ukrainën e

 

 

 

Të fundit