Flash News

Ditari i Maxhorancës

Spiropali replikon me Berishën dhe ironizon Bashën: Për energji ja merrni Lulit që vjen në 12 dhe ikën në 12:30

Spiropali replikon me Berishën dhe ironizon Bashën: Për energji

Është shoqëruar me debate të forta seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

Ministrja për marrëdhëniet me Shtetit dhe Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar Lulzim Bashën, teksa replikonte me ish-liderin demokrat Sali Berisha.

Ajo tha se ish-kryetari i Partisë Demokratike vjen vonë në Kuvend sepse nuk ngrihet dot herët nga gjumi. Gjithashtu shtoi se sa për energji, Berisha ia kalon Bashës.

“Luli vjen këtu vonë, se zgjohet vonë nga gjumi dhe ikën herët se do gjumë prapë. Edhe 7 jetë, nuk e mund dot PS, dhe Shqipërinë. Ka bërë shumë rrugë, ka bërë para. Sa për energji, ia merr atij që vjen në 12.00 dhe ikën në 12:30”, tha ndër të tjera Spiropali.

 

Të fundit