Flash News

Ditari i Maxhorancës

Spiropali votoi kundër arrestimit të Ballukut? Balla: S’më rezulton ndonjë votë kundër ose abstenim

Spiropali votoi kundër arrestimit të Ballukut? Balla: S’më

Partia Socialiste rrëzoi sot kërkesnë e SPAK për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut dhe për t’i hapur rrugë arrestimit të saj.

Në një lidhje direkte për “Top Story” në Top Channel, Taulant Balla u pyet nëse Elisa Spiropali ka votuar apo jokundër arrestimit të Ballukut. Balla u shpreh se në mbledhje nuk ka rezultuar ndonjë votë kundër apo ndonjë abstenim.

"Unë jam kryetar i Grupit dhe në fund të mbledhjes, ne bëjmë votimet, siç bëhen në seancë plenare. Unë kam drejtuar votimet për disa çështje sot. Në procesverbalin të mbledhjes time sot nuk më rezulton asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim për vendimin e mosdhënies së autorizimit të kërkesës në fjalë. Nuk kishte asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim", tha Balla.

Të fundit