Flash News
Dita e 24-ët e protestës, Kam ardhur nga Amerika, do të vijnë me mijëra!
Aksident në Gjirokastër, përplasen një furgon turistësh, dy të lënduar
Tronditëse në Prrenjas/ 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes, shkak xhelozia
Spiropali ironizon Ramën: Fletë-rrufe, kontroll algoritmik e gjuhë e shthurur
Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre alarmin: Korrupsioni dhe monopoli po godasin bizneset në Shqipëri
Spiropali vs Balluku: rivaliteti i heshtur që po rishkruan ekuilibrat në PS

Një detaj i rrjeteve sociale ka tërhequr vëmendje mes kësaj “gjullurdie” politike: sipas vëzhgimeve, Belinda Balluku figuron se ndjek një numër të gjerë ministrash dhe ish-zyrtarësh të kabinetit, përfshirë emra si Ulsi Manja, Bledi Çuçi, Ogerta Manastirliu dhe të tjerë ndërsa nuk ndjek në Instagram ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali.


Mirëpo ndryshe nga Balluku, Spiropali e ka follow socialisten.

VOZITJE NE KOHE
Ditëve të fundit janë rikthyer në vëmendje edhe pretendime për rivalitet të hershëm mes tyre, si në aspektin politik ashtu edhe në organizimin e brendshëm të fushatave.
Sipas disa raportimeve mediatike, është përmendur se shkarkimi i Spiropalit nga posti i ministres së Jashtme është paraqitur si një vendim i ndikuar nga balancat e brendshme dhe raportet e saj me Ballukun.
Po ashtu, në një zhvillim parlamentar, Spiropali është pyetur nga deputeti Agron Shehaj se përse Balluku nuk jep dorëheqjen nga detyra pasi është marrë e pandehur për korrupsion, por vijon shfaqjen krah për krah me Edi Ramën.
Spiropali është shprehur se “në Shqipëri nuk ka të paprekshëm” dhe se secili mban përgjegjësi para ligjit dhe qytetarëve.
“Në Shqipëri nuk ka të paprekshëm. Secili mban përgjegjësi para ligjit, të gjithë, secili mban përgjegjësi para fytyrës se vet dhe para elektoratit të vetë”, tha Spiropali.
Në disa raportime është përmendur gjithashtu se në organizimet politike në Tiranë dhe në ndarjen e roleve elektorale, Spiropali është lënë jashtë disa angazhimeve, gjë që është interpretuar si shenjë e ndryshimeve të ekuilibrave të brendshëm në mazhorancë.
Më 3 tetor 2025 Rama teksa ndau detyrat dhe rolet për fushatën e Tiranës, Spiropalin e përjashtoi nga kjo fushatë.
Rama vijoi ironinë me ish-Ministren e Jashtme kur tha që ajo do të “ qëndrojë nëpër botë”.
BRAKTISJA E SPIROPALIT DHE SULMET NGA "MIQTE"
Theksojmë që në dukje duket se Spiropali është “braktisur” nga shumica e kampit socialist. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Mirela Kumbaro u pyet lidhur me deklaratat e Spiropalit, e cila u shpreh se “Europa mbetet vetëm një retorikë për mazhorancën socialiste”.

Pas mbledhjes së qeverisë, Kumbaro tha se i përket brezit që ishte me sloganin “E dua Shqipërinë si gjithë Europa” dhe është rritur me këtë slogan.
Ajo nuk i ka kursyer thumbat për Spiropalin teksa është shprehur se, PS është pranë realizimi të këtij slogani dhe se mazhoranca përgjigjet vetëm me punë.
“Ju më pyesni që të jap opinioni për opinionet, ndërsa unë këtu jam sot që të jap opinion për punën. Unë i përkas brezit me sloganin “E dua Shqipërinë si gjithë Europa”, dhe unë tani kam përgjegjësinë që të jem pranë brezit që është shumë afër kësaj dhe kanë përgjegjësinë politike për Shqipërinë në Europë.
Kjo matet me punë që Shqipëria ka bërë në këto 35 vite tranzicion. Sot jemi në kohën kur kjo matet me centimetra, matet me punë dhe dokumentacion dhe unë sapo iu dhashë provën që një nga këto, janë edhe VKM-të e miratuara”, tha Kumbaro.
Edhe Kryeministri Edi Rama ka pranuar hapur dështimin e Ministrisë së Jashtme, duke e krahasuar atë me RTSH-në dhe duke e cilësuar një strukturë të pareformuar dhe jashtë realitetit.

Rama u shpreh se edhe përpjekjet ligjore të ndërmarra deri më sot kanë qenë thjesht “makijazh”, pa sjellë ndryshimin e nevojshëm, ndërsa diplomacia shqiptare, sipas tij, nuk i përgjigjet sfidave të kohës, as rolit gjithnjë e më të rëndësishëm të diasporës.
"Sa i përket ligjit për diplomacinë publike. Ministria e Jashtme është si Televizioni Publik Shqiptar. Është një tjetër dështim i madh i yni. E kam thënë dhe po e them. Nuk është një institucion në funksion të këtyre sfidave sepse nuk është reformuar asnjëherë.
Edhe një ligj që e bëmë nuk ishte ligj apo reformë, ishte tualet. Makijazh! Ligji duhet të hapë rrugën për reformë, për të futur ajrin e pastër. Shqipëria ka sot njerëz plot jashtë në diasporë.
Diaspora është pjesë e elektoratit të rëndësishme. Gradat janë marrë peng nga spikerat e politikës së jashtme të televizionit, as televizion nuk është se ata as nuk dalin. Sa herë shkoj në atë ministri, më duket sikur atje është vetëm ministri, sekretarja dhe roja”, tha Rama.
Po ashtu kreu i i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi se do mbledhte grupin për të sanksionuar Elisa Spiropalin, për mungesën e saj në seancën e 12 marsit ku u votua imuniteti i Ballukt.

Deklarata e Ballës nuk ka kaluar pa një kundërpërgjigje nga Spiropali, e cila ka reaguar publikisht me një postim në Facebook. Ish-ministrja e Jashtme i kërkon Ballës të thërrasë mbledhjen e grupit pa vonesë, duke u kujdesur që diskutimi të jetë i hapur.
“Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike. Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë.
Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë. Vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS dhe garancia e legjitimitetit politik. Çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr.
Rëndësi ka që vendimi të jetë i menduar, i argumentuar dhe në përputhje me përgjegjësinë që kemi përballë publikut”, shkruan Spiropali.
PERFUNDIMI
Nëse lexohen të gjitha zhvillimet dhe sinjalet politike të ditëve të fundit, përplasja e perceptuar mes Spiropalit dhe Ballukut po shihet gjithnjë e më shumë si një rivalitet i heshtur që mund të ndikojë në rishkrimin e ekuilibrave të brendshëm në Partinë Socialiste.
Çështjet e votimeve, reagimet publike dhe ripozicionimet brenda grupit parlamentar po ushqejnë idenë se brenda mazhorancës po konsolidohen dy linja të ndryshme ndikimi.
Në këtë dinamikë, Spiropali duket se po del më e ekspozuar politikisht, duke u vendosur shpesh në qendër të debatit dhe kritikave, ndërsa Balluku perceptohet si një figurë me peshë më të konsoliduar në strukturat ekzekutive dhe në raportin me Kryeministrin. / POLITIKO.AL/ N. Fero
Të fundit
Marshimi në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Poshtë patronazhistët!
23 Qershor 2026, 22:38
Analisti i njohur në protestën kundër Ramës, shfaqet me pankartën “F*ck You! Jep dorëheqjen”
23 Qershor 2026, 21:51
Turistët i bashkohen protestës: Nuk jemi të frikësuar, jeni të mrekullueshëm
23 Qershor 2026, 21:11
Protestuesi: Më 4 korrik, diaspora do jetë këtu me ne në shesh
23 Qershor 2026, 20:45
Ronaldo vendos rekord historik në Kupën e Botës
23 Qershor 2026, 20:25
Ish-zv.ambasadori i OSBE-së në Tiranë i bashkohet protestës për dorëheqjen e Edi Ramës
23 Qershor 2026, 20:07
Dita e 24-ët e protestës, Kam ardhur nga Amerika, do të vijnë me mijëra!
23 Qershor 2026, 19:31
Bllokohet sërish aksi rrugor Librazhd-Prrenjas
23 Qershor 2026, 19:16
Vendet më miqësore në botë, ku pozicionohet Shqipëria në klasifikimin ndërkombëtar?
23 Qershor 2026, 18:55
Rama iu tha “F*ck You” protestuesve, Bardhi: Dy fjalë që shpjegojnë 13 vite qeverisje
23 Qershor 2026, 18:32
Barazia para ligjit: deputetja e gardiani
23 Qershor 2026, 18:10
Modriç shkruan historinë, luan ndeshjen e 200-të me Kroacinë sonte ndaj Panamasë
23 Qershor 2026, 17:50
Aksident në Gjirokastër, përplasen një furgon turistësh, dy të lënduar
23 Qershor 2026, 17:29
Sonte Angli-Ganë për vendin e parë në grup, në fushë edhe Kroacia
23 Qershor 2026, 17:08
Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Dorëhiquni! Shqiptarët nuk frymëzohen më nga ju
23 Qershor 2026, 16:30
Si u kthye një investim në një lëvizje antikorrupsion në Shqipëri?
23 Qershor 2026, 16:00
Italia sekuestron dy miliardë euro asete të oligarkëve rusë
23 Qershor 2026, 15:36
Piktori ndërton një Shqipëri ku nuk do të ketë vend për shqiptarët!
23 Qershor 2026, 15:20
Nga Zvërneci te dorëheqja e Ramës/ Narrativat e mediave amerikane për protestën në Shqipëri
23 Qershor 2026, 14:59
E freskët, elegante dhe e guximshme: ngjyra që po sfidon verën
23 Qershor 2026, 14:45
Ylli Zalla i shpëton RENEA-s, në banesë i gjendet një tjetër pistoletë
23 Qershor 2026, 14:36
‘Mos i jepni çek të bardhë', eurodeputetja kritikon Macron: Qeveria e Ramës po shet vendin
23 Qershor 2026, 14:26
Ai që shan anglisht popullin e tij
23 Qershor 2026, 14:17
Botërori 2026 pushton ekranet, thyen rekorde në shikueshmëri
23 Qershor 2026, 13:59
Tronditëse në Prrenjas/ 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes, shkak xhelozia
23 Qershor 2026, 13:51
Vala e të nxehtit godet Francën, të paktën 40 viktima
23 Qershor 2026, 13:40
Gjëja e parë që gratë shohin te një burrë
23 Qershor 2026, 13:30
Aksident në Fier–Vlorë, tre të plagosur në afërsi të Mifolit
23 Qershor 2026, 13:17
Rama shthuri gojën ndaj protestuesve, Berisha: Fyeu shqiptarët para gjithë botës
23 Qershor 2026, 13:06
Qytetarët në rrugë prej javësh, gazeta gjermane: Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës
23 Qershor 2026, 12:53
Smart City/ Alarmi i Berishës: Kamerat e Ramës po monitorojnë shqiptarët 24 orë në ditë
23 Qershor 2026, 12:43
Vrasja e Eglant Koçit, çfarë u tha i dyshuari familjarëve pas përballjes në komisariat?
23 Qershor 2026, 12:35
Tabaku: Korrupsioni dhe mungesa e konkurrencës po frenojnë ekonominë shqiptare
23 Qershor 2026, 12:10
Spiropali ironizon Ramën: Fletë-rrufe, kontroll algoritmik e gjuhë e shthurur
23 Qershor 2026, 12:00
Norvegjia siguron fazën e 1/16-ve të Botërorit
23 Qershor 2026, 11:24
Kreu i një organizate kriminale, arrestohet në Mançester shqiptari i shumëkërkuar
23 Qershor 2026, 11:01
Protestuesi i përgjigjet Ramës: Ti nuk je viktima e halleve të mia, je autori i tyre!
23 Qershor 2026, 10:29
Tre mashtrimet online që po u marrin miliona njerëzve
23 Qershor 2026, 10:20
Brukseli lëshon urdhër-arrest për ish-komisionerin e BE
23 Qershor 2026, 10:09
Rëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit, gazetari: Autori ka ndryshuar pamjen
23 Qershor 2026, 09:57
Rama flet për 'Financial Times', shan protesuesit: F*ck you, nëse thoni se jam 'Kumbari'!
23 Qershor 2026, 09:48
DOSJA e grupi të Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ Zbulohen kodet e fshehta mes operatorëve
23 Qershor 2026, 09:29
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emrat e 8 drejtuesve të rinj
23 Qershor 2026, 09:20
Këmbimi valutor 23 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
23 Qershor 2026, 09:08
Vance: Është arritur “përparim i mirë” në planin për marrëveshjen finale me Iranin
23 Qershor 2026, 09:06
Tre javë rezistencë, DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?
23 Qershor 2026, 08:39
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
23 Qershor 2026, 08:22
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të martë
23 Qershor 2026, 07:56
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
23 Qershor 2026, 07:43
Mijëra qytetarë vijojnë marshimin nëpër Tiranë: Edi Rama ka mbaru!
22 Qershor 2026, 22:42
Kompania e Kushner kundërshton Ramën për Zvërnecin: Nuk jemi të përfshirë
22 Qershor 2026, 22:20
Bushati: Kur dy rrugët demokratike mbyllen, mbetet vetëm rruga e forcës
22 Qershor 2026, 21:59
Nis marshimi në rrugët e Tiranës, qytetarët insistojnë dorëheqjen e Edi Ramës
22 Qershor 2026, 21:40
Messi bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës
22 Qershor 2026, 21:21
23 ditë protestë për dorëheqjen e Ramës, reagojnë dy deputetet e Ramës: Po ndihemi të fyer
22 Qershor 2026, 20:55
Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?
22 Qershor 2026, 20:34
Dita e 23-të/ Nesër sindikatat protestë para Ministrisë së Ekonomisë
22 Qershor 2026, 19:53
Berlini flet për protestat në Shqipëri: Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë
22 Qershor 2026, 19:25
Shqiptarët prej 3 javësh në protesta, Begaj e merr shtruar dhe luan “pesë gurë” në Kirgistan
22 Qershor 2026, 19:08
Pse ndeshja Francë-Irak rrezikon të mos luhet sonte
22 Qershor 2026, 18:48
Vetëvendosje i përgjigjet Ramës: S'kemi asnjë rol në protestat në Shqipëri
22 Qershor 2026, 18:28
Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez te vijat e bardha
22 Qershor 2026, 18:08
DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?
22 Qershor 2026, 17:49
Xhaka lë pas Rodrin, statistikat e Botërorit listojnë “mbretin” e pasimeve nën presion
22 Qershor 2026, 17:24
Këlliçi akuzon Ballën: Po kërkon të organizojë kundërprotestë për të zbehur reagimin qytetar
22 Qershor 2026, 16:48
Ndahet nga jeta arkitekti i ekonomisë moderne amerikane
22 Qershor 2026, 16:37
Gjermania humbet mbrojtësin, lojtari mbyll Botërorin para kohe
22 Qershor 2026, 16:29
Aktivisti: Starmer dha dorëheqjen, Rama me këto skandale thotë s’jam pis
22 Qershor 2026, 16:08
Ish-ministri spanjoll dënohet me 24 vite burg për korrupsion
22 Qershor 2026, 16:02
Gjyqi për tenderin 700 mijë euro, Benet Beci nuk shkon në GJKKO
22 Qershor 2026, 15:48
Gjendet i pajetë 65-vjeçari në Korçë
22 Qershor 2026, 15:44
U kap mat me një automjet të vjedhur, arrestohet punonjësi i OSHEE-së në Lezhë
22 Qershor 2026, 15:31
Shqiptarët, ndër më të lodhurit emocionalisht në vendin e punës në Europë
22 Qershor 2026, 15:02
Kush janë 3 legjendat që kanë luajtur në 6 Kupa Bote?
22 Qershor 2026, 14:47
Ndryshime në Policinë e Shkodrës, ja kush emërohet drejtor i ri
22 Qershor 2026, 14:37
Burri plagos me thikë bashkëshorten, 28-vjeçarja dërgohet me urgjencë në Tiranë
22 Qershor 2026, 14:27
Kaos në Durrës, i shpalluri në kërkim përplas 5 makina gjatë arratisjes nga policia
22 Qershor 2026, 14:05
Euro rekord të ri negativ, zbret në kufijtë e 93 lekëve
22 Qershor 2026, 13:56
Pse futbollistët po zgjedhin këpucët rozë? Trendi që po dominon Botërorin 2026
22 Qershor 2026, 13:46