Flash News

Ditari i Maxhorancës

Spitalit të Fierit për 3 muaj nga Erdogan, Rama jep detaje si do menaxhohet dhe ndan detyrat: Asnjë zvarritje nga ne

Spitalit të Fierit për 3 muaj nga Erdogan, Rama jep detaje si do
Kryeministri Edi Rama ne zonen ku do ndertohet spitali i Fierit

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje mbi projektin e ndërtimit të spitalit rajonal të Fierit me mbështetje të qeverisë turke.

Gjatë një takimi me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kreun e bashkisë së Fierit, Armando Subashi, Rama tha se burimet njerëzore, menaxheri, shefat e pavijoneve do të jenë të sistemit shëndetësor të republikës turke.

Po ashtu, kryeministri ndau edhe detyrat e palës shqiptare lidhur me këtë projekt.  

Nuk është vetëm transferim teknologjik, por burim dijesh. Menaxheri, shefat e pavijoneve do të jenë të sistemit shëndetësor të republikës turke. Ajo do të shërbejë me të njëjtat standarde në aspektin financiar, do të këtë shërbim falas.

Burimet njerëzore do të administrohen nga vetë ata, do të rekrutohen mjekët dhe infermierët.

Do të realizojë objektivin, që në Fier të këtë një spital për gjithë zonën e jugut. Në vend që të ikin në Turqi, të mund të vijnë këtu sikur të jenë në mes të Stambollit. Ky spital do të ndërtohet për tre muaj, zona duhet të jetë në anë të autostradës, duhet të ketë akses të plotë në infrastrukturë. Javën tjetër fillon puna, vijnë njerëzit e ngarkuar për këtë punë, projektin janë duke e bërë gati.

Ne do t’i vëmë në shërbim gjithçka, asnjë zvarritje, kjo është detyra jone, duhet bërë sa hap e mbyll sytë, do ngrejë një skuadër me tre veta që të merren me këtë punë.

Ministrja ka caktuar një person vetëm për Fierin. Ne duhet të jemi në rregull nga ana jonë, ata thonë e bëjnë për tre muaj, ta bëjnë për tre. Të shikojmë. Sepse ky do të jetë një spital i aksesueshëm nga të gjithë”, u shpreh Rama.

  

Të fundit