Flash News

Ditari i Maxhorancës

‘Spiunët’ rusë, Rama i pashqetësuar: Të thuash që bëhet spiunazh me mbetje komunizmi, qesharake

‘Spiunët’ rusë, Rama i pashqetësuar: Të thuash

Ngjarja në uzinën e Gramshit, ku dy rusë dhe një ukrainas tentuan të hyjnë në godinë, duke sulmuar me spray djegës në fytyrë ushtarët që ruanin godinën, ngjalli mjaft reagime.

Kryeministri Edi Rama në reagimin e tij të parë kritikoi përfshirjen e politikës, ndërsa u shfaq shumë pak i shqetësuar. Në konferencën e përbashkët me homologun e tij nga Luksemburgu, Rama tha se uzina në fjalë nuk është e ndonjë rëndësie të veçantë dhe vëmendja sipas tij i dhanë mediat dhe jo vetëm, ishte qesharake.

Rama tha se nuk mund të quhen spiunë për faktin se tentuan të fotografonin një mbetje komunizmi, ndërsa theksoi se shqetësimi i vetëm është qëllimi i shtetasve rus dhe ukrainas në Shqipëri.

“Nuk kam pasur mundësi të shprehem për këtë edhe pse ministri i Mbrojtjes, me Ministrin e Brendshëm bënë shpjegimin e nevojshëm. Por më lejoni t’ju them se mjegulla e ngritur mbi të ashtuquajturat objekte të rëndësisë së veçantë, ishte për të qarë dhe për të qeshur. Ato nuk kanë objekte të rëndësisë të veçante. Ato nuk janë fabrika që prodhojnë armë, por karakatina të deklasifikuara si objekte të rëndësisë së veçantë në 2012-ën dhe faktikisht kanë statuset e SHPK-ve që janë të falimentuara, dhe që janë deri në pikën kur për shkak se kanë disa roje aty për të mbrojtur atë perimetër nga zbatimet etj. Të thuash që bëhet spiunazh duke fotografuar ato mbetje arkeologjike të komunizmit, qesharake. Ajo që duhet të na shqetësonte është se çfarë qëllimesh kanë këta persona. Por një mision spiunazhi që shfaqet me një veturë sportive që duket; aman hajde më kapni, është qesharake. I takon hetimit të nxjerrë më shumë. Shqetësimi unë është se ku është qëllimi i vërtetë”, tha ai.

Të fundit