Flash News

Ditari i Maxhorancës

Studentët kundërshtuan mësimin online, Rama: Vendim që duhej marrë, jemi në situatë lufte! Lekët e konviktit do t’u kthehen

Studentët kundërshtuan mësimin online, Rama: Vendim që duhej
Kryeministri Rama

Studentët kanë zhvilluar sot ditën e dytë të protestës në kërkim të rikthimit të mësimit në bankat e auditoreve dhe plotësimit të kërkesës me 4 pika drejtuar Ministrisë së Arsimit.

Përmes një reagimi, kryeministri Rama është shprehur se arsyeja pse vendimi u dha në moment të fundit është sepse “vendi ndodhet në situatë lufte dhe në kushte të tilla nuk mund të merren vendime ne plane afatgjata”.

Më tej, Rama siguroi të gjithë studentët që kishin paguar konviktet se ato para do t’iu kthehen pas.

"Kjo situatë është situatë lufte, dhe nuk mund të planifikosh në plan afatgjatë dhe nuk vjen si rezultat i dëshirës, por i studimit përditë të kurbës dhe në të gjithë vendet, sot që flasim, rreth e rrotull bëhet online, ne nuk e kemi ndaluar mësimin, por që mësimi do të bëhet në distancë. të rinjtë transmetojnë COVID-in, se shumica janë asimptomatik dhe se nuk janë të prirur të respektojnë rregullat dhe marrin qafë njerëzit më vulnerabël në familje dhe natyrisht që tarifat e paguara për konviktet do të mbahen për muajt e tjerë nëse do të vijnë në konvikt ose do ju kthehen, se nuk është hotel privat nuk ka asnjë problem, por ajo që është e sigurt që nuk po bëjmë asgjë të vecantë nga sa bëjnë të tjerë. Të gjithë punojmë duke hedhur cdo ditë nga një hap, shikoni Francën", tha Rama.

Të fundit