Flash News

Ditari i Maxhorancës

Studentët në protestë, skandalet sheshit, vetë braktis Kuvendin, por Rama ‘shqetësohet’ për tensionet Kosovë-Serbi

Studentët në protestë, skandalet sheshit, vetë braktis

Ndërsa Kuvendi “digjet” nga tensionet, jashtë godinës studentët e mjekësisë protestojnë kundër projektligjit që i detyron ata të punojnë 5 vite pas mbarimit të studimeve, i cili pritet të miratohet sot, debatet për futjen në rend dite të projektligjit për Akademinë e Shkencave, apo skandalit të një dite më parë ku BE pezulloi  fondet për bujqësinë në Shqipëri për shkak të korrupsionit, kryeministri Edi Rama ka reaguar i shqetësuar për pas bisedimeve të djeshme në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në Tëitter në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës, Rama nënvizon në reagimin e tij se BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar sa më parë zbtimin e Marrëveshjes Themelore të arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama shkruan se Kosova veriore nuk duhet të kthehet në një Donbas të vogël, ndaj sipas tij duhet vepruar sa nuk është vonë.

Ndërkohë, në seancën e fundit që mbahet sot në parlament për këtë sesion kryeministri nuk është i pranishëm.

 

Të fundit