Flash News

Ditari i Maxhorancës

Studentja zë ngushtë Ramën: Pse të studioj kur punoj në byrektore? Kryeministri: S’është shteti zgjidhja

Studentja zë ngushtë Ramën: Pse të studioj kur punoj në

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Gjirokastër një takim me të rinjtë dhe studentët.

Mirëpo gjatë diskutimeve, një studente e ka mbërthyer kryeministrin me një pyetje duke ju referuar edhe trajnimeve për të cilat flet vazhdimisht Rama. Studentja i tha Ramës se pse është e nevojshme që ata të studiojnë, kur në fund punojnë në byrektore.

“Jam studente në Fakultetin e Ekonomisë. Ne studentët studiojmë, na thatë dhe për trajnimin. Por për çfarë? Për të punuar në ëmbëltore, në byrektore? Studentët dhe të rinjtë janë duke ikur nga Shqipëria se nuk kanë ku të punësohen. Shkojmë dhe na kërkojnë eksperiencë ndërkohë që ne sa kemi dalë nga bankat e shkollës”, tha studentja.

Kryeministri u përpoq të justifikohej duke i thënë se nuk është zgjidhja shteti, duke sjellë siç bën gjithmonë shembuj nga Perëndimi.

“Me atë trajnimin që bëra unë mund të punësohesh pa lëvizur fare nga vendi dhe mund të marrësh një pagë që mund të jetë sa trefishi i pagës së kryetarit të bashkisë. Këtu nuk është çështja që të mbarosh shkollën dhe të punosh në ëmbëltore. Edhe pse ka plot njerëz që mbarojnë shkollat, marrin diploma edhe në botën e zhvilluar dhe punojnë edhe në ëmbëltore. E di që kur mbaron universitetin nuk janë të hapura të gjitha dyert, por nuk janë të hapura askund. Sot këtu në Gjirokastër keni shembuj të rinjsh që kanë shkuar në fshat, kanë hapur një sipërmarrje të vogël e cila rritet vit pas viti. Nuk është shteti zgjidhja. Nuk mundet që të jetë shteti vendi ku punësohen të gjithë. Në shtet punësohet një pjesë e caktuar. Në sektorin privat ka hapësira që kërkojnë sakrifica, durim, por ia dilet”, tha Rama.

 

Të fundit