Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vrasjet dhe aksidentet e fundit në vend, Çuçi ia delegon përgjegjësinë drejtësisë: Gjyqtarët KÇK të reflektojnë

Vrasjet dhe aksidentet e fundit në vend, Çuçi ia delegon
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi

Pas ngjarjeve të renda të ndodhura ditëve të dundit, si vrasja e katër personave në Velipojë apo aksidenti ku humbi jetën një familje në Vlorë, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dha një deklaratë për mediat.

Ai e hoqi përgjegjësinë  nga uniformat blu dhe e delegoi te gjyqtarët dhe prokurorët. Ministri u shpreh se policia nuk mund të ndjekë çdo makinë dhe të parandalojë një përplasje në orët e vona të natës mes dy fqinjëve. Ai tha se nuk është Policia e Shtetit që përcakton hapësirat e plazheve.

"Mbi të gjithë duhet të reflektojnë ata prokurorë e gjykatës që nuk kanë kaluar ende procesin e vetingut dhe operojnë me 'kap ça të kapësh' sepse Policia e shtetit ndalon, por nuk dënon shkelës kriminalë, ata i dënon gjykata. Ne kemi shtrënguar masat kundër armëmbajtjes pa leje.

Janë ndaluar në flagranacë 3 shtetas me armë pa leje me precdent të mëparshëm penal, por fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët, si rasti i Edlir Cufit në Shkodër, apo Elona Vora dhe Alber Spira në Vlorë dhe prokurorit Erind Raovica, përkundër kushteve të padiskutueshëm të flagrancës, kanë dhënë masa  lehtësues e duke çuar në shtëpi të dënuarit", tha Çuçi.

Sikurse tha edhe kryeministri Edi Rama një ditë më parë, priten ndryshime në strukturat e policisë. Çuçi bëri me dije se do të ketë ndryshime të drejtuesëve në nivel qarku dhe më pas të drejtorive.

Kryeministri tha dje nga Vlora se reformimi që ishte parashikuar të ndodhte në shtator, do të realizohet tani.

“Kam thirrur ministrin e Brendshëm dhe drejtues të policisë për të mos humbur kohë për të lançuar sa më shpejt një fazë të re të ristrukturimit që është përgatitur por që për arsye të mirëkuptueshme është momenti që të përshpejtohet për disa javë dhe të mos presim fundin e verës", u shpreh kreu i qeverisë për gazetarët.

Të fundit