Flash News

Ditari i Maxhorancës

Takimi me Di Maion, Rama: Bashkëpunimi për projektet e përbashkëta, jep fryt vitin tjetër

Takimi me Di Maion, Rama: Bashkëpunimi për projektet e

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio, se bashkëpunimi mes dy vendeve do të sjellë fryte dhe do të japë rezultate, vitin e ardhshëm.

Teksa falendeoi ministrin dhe ministrat e tjetër të kabinetit, Rama theksoi se projektet e përbashkëta me Italinë,do të vijojnë që nga hekurudhat, ekonomia detare, infrastrukturore, bujqësia, turizmi, siguria, drejtësia dhe shumë fusha të tjera.

“Faleminderit Luigi, një mbyllje domethënëse e kësaj dite ku ne mundëm të trajtonim tema konkrete, veprime konkrete, dhe identifikuam rrugëtime konkrete në drejtime me interes të përbashkët. Jam shumë i kënaqur me këtë ditë, filloi në pallatin Kixhi, kryeministri dhe vazhdoi me takimet bilaterale dypalëshe të ministrave dhe atyre që s’janë këtu të pranishëm, por përfaqësojnë disa kolona të rëndësishme të bashkëpunimin Itali-Shqipëri, që janë temat e drejtësisë, sigurisë. Më në fund për të mbërritur në këtë punë të përbashkët mes nesh që jam i bindur që do të sjellë frytë konkrete vitin e ardhshëm, shpresoj të jem pjesë bashkë me të tjerët këtu. Do ju mirëpresim ty dhe të gjithë ministrat për të vazhduar punën së bashku, brenda kësaj jave italiane që duam të organizojmë, që duam të organizojmë qershorin e ardhshëm. S’dua të hyj në hollësi për të mos lodhur ata të cilët na kanë ndjekur në këtë punë dhe duke marrë shënime dhe duke ndihmuar si para dhe pas ashtu si ambasadori italian në Shqipëri, që shpresoj në fund të misionit të tij të mos lej Shqipërinë pa pasaportën shqiptare siç bëri një mik tjetër që sot është në një nga katet më të larta të kësaj ndërtese! Nga nesër do të vazhdojmë të punojmë me këto projekte, nga hekurudhat, që kanë të bëjnë më ekonominë detare, infrastrukturore, bujqësia, turizmi, kultura dhe me radhë sigurisht pa harruar për atë që thamë, për këto shtylla që kanë karakterizuar si pikë të rëndësishme, bashkëpunimin tonë, siguria dhe drejtësia”, u shpreh Rama.

 

Të fundit