Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Të bëhet bashkë me shumicën për sëmundjen", Rama: Kjo opozitë nuk i duhet as dreqit e jo më popullit

"Të bëhet bashkë me shumicën për
Edi Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama dhe lideri i PDLulzim Basha, e kanë nisur mëngjesin e sotëm me replika lidhur me situatën pandemike në vend.

Pas videos së publikuar nga Basha për shëndetësinë në kolaps, kryeministri Rama ka reaguar sërish, teksa shprehet se një opozitë që as në një sëmundje që bie një herë në shekull nuk gjen dot forcë të bëhet bashkë me shumicën nuk i duhet as dreqit.

 “Një opozitë që as në një sëmundje që bie një herë në shekull nuk gjen dot forcë të bëhet bashkë me shumicën nuk i duhet as dreqit e jo më popullit shqiptar!”, shkruan Rama me anë të një statusi në Twitter.

Kujtojmë se Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Ai publikoi një video në rrjetet sociale, në të cilën ballafaqon deklaratën e kryeministrit i cili tha pak javë më parë se strategjinë vjeshtë-dimër e kanë hartuar që në qershor dhe nga ana tjetër në video janë rrëfimet e qytetarëve për kushtet në spitalet Covid.

 

Të fundit