Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Të qash e të qeshësh!”, Rama replikon me Metën për projektin e Vlorës: Kam pritur me durim, do presim edhe pak

“Të qash e të qeshësh!”, Rama replikon me Metën

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me presidentin Ilir Meta lidhur me miratimin e marrëveshjes së hausë saudite për projektin për infrastrukturën turistike të Vlorës që lidh Ujin e Ftohtë me Radhimën dhe Orikumin.

Pas reagimit të presidencës sa i takon akuzave të kryeministrit se Meta po e mban peng projektin, Rama përmes një postimi në Twitter, shkruan se qytetarët, turistët dhe sipërmarrësit e kësaj zone turistike do e presin edhe pak që presidentin që të lexojë sqarimet e nisura.

“Ilir Meta thotë se realizimi i një projekti të hartuar prej kohësh për infrastrukturën turistike të Vlorës qenka “qëllim selektiv elektoral”, prandaj ai e mbaka bllokuar prej muajsh autorizimin formal për marrjen e financimit të siguruar nga Fondi Saudit! Të qash e të qeshësh!

Projekti gati, financimi gati, por ndërhyrja transformuese përgjatë segmentit Vlorë-Orikum dhe banorët, sipërmarrësit, turistët e asaj zone duhet të presin Ilir Metën! Kam pritur me durim e do presim edhe pak që IM të lexojë sqarimet që i kemi nisur, para se të flasim me Vlorën!”, shkruan Rama.

Të fundit