Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Të vërteteta të llahtarshme pas inceneratorit të Tiranës", VOA: Ahmetaj nga arratia akuzon Ramën, drejton gishtin dhe ndaj Veliajt

Me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po tenton ta bëjë kokë turku për të fshehur të vërtetat sipas tij “të llahtarshme” që fshihen pas inceneratorit të Tiranës, e duke drejtuar gishtin dhe ndaj kryebashkiakut të kryeqytett Erion Veliaj, ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Drejtësisë shqiptare, u shfaq për herë të parë publikisht, mbrëmjen e së enjtes, në një intervistë të gjatë në televizionin SyriTV.
Pa ofruar fakte apo prova të reja, por kryesisht bazuar në interpretime, ai foli për një prapavijë politike në veprimet e Prokurorisë së Posaçme e cila sipas tij ka ngritur një çështje mbi supozime. Për herë të parë pranoi miqësinë e ngushtë me Mirel Mërtirin, emrin që sipas Prokurorisë qëndron pas tre impianteve të trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier e Tiranë.
Që kur në fillim të korrikut, Parlamentit ju kërkua autorizimi për arrestimin e tij, zoti Ahmetaj, ndodhet jashtë vendit. Ai la të kuptohej se nuk jetonte i fshehur në shtetin ku po qëndron aktualisht e se kishte marrë një status zyrtar nga autoritetet e atij vendi, me gjasë të drejtën e azilit. “Nga 1 Janari jetoj në një shtëpi në pronësi të bashkisë të atij qyteti ku jetoj zyrtarisht”, deklaroi ish zëvendëskryeministri.
Ai mohoi të ishte arratisur për t’i shpëtuar arrestimit. “Nuk jam arratisur. As më ka lejuar njeri të largohem dhe as më ka ndihmuar njeri. Në momentin që kam mësuar se kërkohej imuniteti im, ka qenë data 8 ose 9 korrik, kam qenë jashtë Shqipërisë për pushime. Refuzova të kthehesha se e gjitha ishte orientuar me frymëzim politik” tha zoti Ahmetaj. Në fakt, Parlamenti bëri publik mbërritjen e kërkesës së Prokurorisë për autorizim për arrestimin e tij të hënën e 10 korrikut. Ndërsa shkresa zyrtare e Prokurorisë së Posaçme daton më 7 korrik, ditën që zoti Ahmetaj, kaloi përmes kufirit tokësor në Greqi. Ndërsa më 14 korrik, avokatët e tij do të deklaronin se ai ndodhej në Angli “pranë familjes së tij” dhe se do të kthehej “kur të ketë liri”.
Me jetëgjatësinë më të madhe në kabinetet e kryeministrit Rama që prej mandatit të tij të parë në vitin 2013, duke mbuluar poste të rëndësishme, zoti Ahmetaj tregoi se thyerja në raportet mes tyre e kishte zanafillën me herët se korriku i vitit 2022, kur ai u shkarkua nga detyra e numrit 2 të qeverisë. Ai nuk dha ndonjë shpjegim se përse kishin ndryshuar marrëdhëniet mes tyre. Sipas tij, në shkurt të atij viti, ai vetë i kishte kërkuar zotit Rama që të largohej pasi “marrëdhënia e besimit mes nesh ishte përmbysur”, porse se kjo kërkesë e tij nuk ishte pranuar.
Largimi i beftë nga qeveria, u pasua disa javë më vonë dhe me zhveshjen e tij nga postet në partinë socialiste., në një mbledhje të kryesisë që sipas tij ishte shoqëruar me tonë kërcënuese nga zoti Rama. Të gjitha lëvizje, të pasuara, siç u shpreh, dhe nga sulme mediatike të urdhëruara nga kryeministri, tha ai. Qëllimi sipas tij ishte “nxjerrja në pritë nga ish drejtuesi im politik” dhe se më pas prokurorët kishin nxituar që t’i dëshmonin kreut të qeverisë se “na e nxorre në pritë, dhe ne e vramë”.
Në mars të vitit të shkuar, u mësua se Prokuroria e Posaçme e kishte vënë nën hetim për të paktën 4 vepra penale nga “shpërdorim detyre” te “mosdeklarimi i pasurisë”, "korrupsioni” dhe “pastrimi i parave”. Ndërsa në dosjen dërguar në parlament ngriheshin dyshime për lidhje me sipërmarrësit e inceneratorëve, përfitime financiare, dhe ndikim për të favorizuar procedurat e koncensioneve. Po ashtu prokuroria vinte në dukje transaksione financiare me shitje-blerje pasurish të patundshme, të shtrira ndër vite, e pas të cilave qëndronin dy sipërmarrësit e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Një mori aktesh të ndërmarra në funksionet e tij si ministër, për t’i mundësuar këtyre sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare për tre impiantet e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Tiranë dhe Fier ishin provat që Prokuroria e Posaçme tha se kishte kundër tij.
Zoti Ahmetaj këmbënguli dhe gjatë intervistës se nuk ishte përfshirë në procedurat e inceneratorëve e se madje ai kishte kundërshtuar që në rastin e Tiranës, projekti të financohej nga buxheti i shtetit. Varianti i ofruar prej tij, ishte se kryeministrit Rama i duhej pikërisht një person i tillë “për t’i vënë tapën dosjes” së inceneratorit të Tiranës, projekt në të cilin, sipas tij, “është një nga njerëzit e afërt të kryeministrit”. Zoti Ahmetaj shkoi më tej kur deklaroi se “po qe se do të bëhet një hetim i vërtetë inceneratorit të Tiranës, shqiptarët do llahtarisen se deri ku do të shkojë, por SPAK nuk e bën. Po të hetohet Tirana, shqiptarët do llahtarisen, do të shkojë shumë lart”. Ndërsa pjesë të sulmeve ndaj tij ai bëri dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, zoti Ahmetaj tha se disa prej veprimeve të këtij të fundit “janë ato të një pronari faktik” të inceneratorit.
Ish zëvendëskryeministri e konsideroi biznesmenin Mirel Mërtiri “viktimë në raport me inceneratorin e Tiranës. Ai nuk është më pronari, ia kanë marrë, e kanë syrgjynosur për t’ja marrë biznesin”, deklaroi ai duke ju referuar disa ndryshimeve në pronësinë e shoqerisë Integrated Energy e cila mori të drejtën e ndërtimit të inceneratorit. Në maj të vitit 2022, 40 përqind të aksioneve i kaluan dy shtetasve francez me mbiemër të njejtë, Abitbol, të cilët rezultojnë të lidhur me kompaninë e fundit që mori në administrim, shoqerinë shqiptare të naftës Armo, përpara falimentimit përfundimtar të saj.
Për herë të parë zoti Ahmetaj pranoi publikisht të ketë patur një miqësi të hershme me Mërtirin. Gjatë deklarimeve në Komisionin hetimor parlamentar për çështjen e inceneratorëve, ai i kishte bërë bisht pyetjes mbi njohjen e tij me sipërmarrësin, ndërsa vitin e kaluar në një intervistë për emisionin Opinion në TvKlan, ai kishte deklaruar se “Mirel Mërtirin e kam njohur sipërfaqësisht në 2004-2005. Në 2012 u ritakuam rastësisht te Blloku”. Ndërsa në intervistën e mbrëmjes, të enjten, ai u shpreh se “Mirelin po, e kam patur shok, dhe historia mes meje dhe tij është histori e vërtetësisë se si ndahet miqësia nga interesi publik”, duke ju referuar sërish faktit se ai e ishte kundërshtuar projektin e financimit të inceneratorit të Tiranës.
Po ashtu, zoti Ahmetaj, ofroi një shpjegim të kundërt, me sa kishte bërë më parë, mbi dyshimet se sipërmarrësit e inceneratorëve kishin financuar qëndrimet e tij disa herë nëpër hotele të shtrenjta jashtë vendit. Ndërsa në mars të vitit të shkuar kishte folur për “spekulime të pastra” mbi këtë çështje, dhe se nuk kishte qëndruar në hotelet e përmendura në dokumentat e gjetura në kompjuterin e Klodian Zotos, ortakut të Mërtirit, këtë herë ai pranoi se kishte qenë ky i fundit që i kishte bërë pagesat me kartë, por se ja kishte dhënë më pas paratë në cash, pasi nuk kishte dashur që të shfaqej emri i tij për çështje personale./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38