Flash News

Ditari i Maxhorancës

Teatri Kombëtar i lënë pezull, Rama: Shkak rritja e çmimeve në sektorin e ndërtimit

Teatri Kombëtar i lënë pezull, Rama: Shkak rritja e

Kryeministri Edi Rama ka “fajësuar” rritjen e çmimeve, për lënien pezull të zbatimit të projektit për ndërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu sikurse u njoftua tre vite më parë.

Në një konferencë për mediet, kryeministri tha se shkak për ndërprerjen e zbatimit të planit është bërë rritja e çmimeve edhe në sektorin e ndërtimit. Rama pohoi se në kushte të tilla, nuk mund t’iu kërkosh kompanive të mbulojnë kostot dhe shpenzimet e projektit.

Ndër të tjera, Rama tha se plani do të realizohet, ndoshta jo në afatet e përcaktuara.

“Prej tre vitesh bëjmë plane dhe kemi projekte për të realizuar e ndërkohë vendi përballet me ndërhyrje masivisht të forta faktorësh jashtë nesh. Fatkeqësisht pasi tërmeti, pandemia e lufta në Ukrainë, kanë goditur shumë në aspektin e rritjes së çmimeve në tërësi dhe të rritjes së çmimeve të ndërtimit në veçanti. Jemi duke diskutuar që ka pasur një ndikim jo të vogël në industrinë e ndërtimit. Nuk ka asnjë ndryshim sa i përket projektit për Teatrin, por e gjitha lidhet me këtë moment të vështirë për kalimin e projektit nga letra, por gjithçka lidhet me kostot. Është e kotë që me këto çmime t’i kërkosh kompanive të marrin pjesë në gara të tilla. Po merremi me këtë çështje dhe do e gjejmë një zgjidhe, teatri do ndërtohet siç është projektuar. Por jo të gjitha planet mund të zbatohen në afatet e caktuar kur në mes futen ngjarje që nuk mund të evitohen”, tha Rama.

Të fundit