Flash News

Ditari i Maxhorancës

Tensionet në Kosovë, Rama: Kurti ka të gjithë mbështetjen e Shqipërisë

Tensionet në Kosovë, Rama: Kurti ka të gjithë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për tensioned dhe sulmet në veri të Kosovës.

Nga prezantimi i projektit për Portin e Durrësit, Rama u shpreh se Kosova dhe kryeministri Albin Kurti, kanë të gjtihë solidaritetin dhe mbështetjen e Shqipërisë.

“Dua të falenderoj edhe kryeministrin Kurti dhe kryeministrin Kovaçevski që nuk kishin mundësi të ishin këtu. Në rastin e kryeministrit të Kosovës e merrni vetë me mend se pamundësia është për situatën e krijuar së fundi në veriun e Kosovës. Republika e Kosovës ka të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e Shqipërisë. Dua të falenderoj dhe Artanin (Grubi), zv/krymeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe Liburnin (Ali) ministrin e Kosovës që na u bashkuan në këtë moment të rëndësishëm për ndërtimin e portit të ri tregtar të Durrësit”, tha Rama.

Kryeministri reagoi një ditë pas sulmeve, në një kohë kur deputetët e qeverisë kishin reaguar më herët. Rama u kujtua vetëm dje kur forcat serbe sulmuan trupa e EULEX-it duke i bërë thirrje ndërkombëtarëve për të thirrur tryezën e dialogut.

Megjithatë edhe në reagimin e tij, Rama i kursue fjalët e ashpra për Aleksandër Vuçiçin.

Të fundit