Flash News

Ditari i Maxhorancës

Tërhiqet PS, asnjë emër për Avokatin e Popullit

Tërhiqet PS, asnjë emër për Avokatin e Popullit

Partia Socialiste është tërhequr nga propozimi i një emri për Avokatin e Popullit.

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla tha se socialistët do të shqyrtojnë kandidaturët që do të vijnë nga radhët e opozitës.

“Besoj që është më e mira e mundshme në këto kushte që ne jemi tërhequr nga propozimi dhe të votojmë nga kandidaturat e opozitës. Shpresoj që do ta kemi Avokatin e Popullit brenda këtij sesioni me shpresën që deputetët t’i qëndrojnë firmës së tyre edhe në seancë. Dua që vendi të zgjedhë një avokat populli të propozuar nga opozita dhe mbështetur nga maxhoranca. Nuk ka asnjë marrëveshje, qasja jonë është më e mira e mundshme”, tha Balla.

Të fundit